Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takimin konsultativ me partitë politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.
Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se sipas Osmanit, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna.
“Sipas Presidentes Osmani, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna dhe se institucionet do t’i ndërmarrin masat adekuate në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se Presidentja Osmani do ta caktoj datën e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit brenda afateve ligjore.
Më 17 nëntor të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022.
KQZ-ja cakton afatin e aplikimit për certifikimin e partive politike për zgjedhjet në veri
Një ftesë e tillë për caktimin e datës së zgjedhjeve ka ardhur pasi kryetarët e katër komunave të lartcekura më 7 nëntor kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.
Këto dorëheqje janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Vlen të theksohet, se më 14 nëntor, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se pas konsultimit me partitë politike, presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.
Zgjedhjet në veri: Nis takimi i presidentes Osmani me partitë politike