Osmani: Mbështesim fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Kosovës, ka shprehur mbështetje të fortë për dialogun Kosovë-Serbi. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në Ballkan dhe shmangien e tensioneve në veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku u takua me homologen e saj, Donika Gërvalla – Schwartz, tha se e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi.

Osmani tha se Maqedonia e Veriut e mirëpret progresin e fundit në dialog, specifikisht miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

“Ne mbështesim fuqishëm Dialogun e udhëhequr nga BE. Jam i inkurajuar nga progresi i fundit, duke përfshirë miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Siç e vura, në dukje në Bosnje dhe Hercegovinë dhe riafirmova dje në Serbi, është thelbësore që ne të kthejmë me vendosmëri faqen dhe të shikojmë së bashku drejt së ardhmes”, ka thënë ai.

Osmani u shpreh se sa më shumë të ketë fokusim në dialog, aq më shumë minimizohet hapësira për tensione.

Sipas tij, në Ballkan është dëshmuar se zgjidhja më e mirë e konflikteve është përmes dialogut.

“Përpjekjet e bashkëpunimit rajonal treguan rëndësinë e të qëndruarit pranë dhe të punës së bashku. Sa më shumë ta maksimizojmë dialogun për bashkëpunimin rajonal në Ballkan, aq më shumë e minimizojmë hapësirën për mosmarrëveshje… Dialogu në rajonin tonë është dëshmuar gjithmonë të jetë i dobishëm. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, ai siguroi një kuptim më të fortë të mirëkuptimit dhe mënyrave për të ecur përpara. Pavarësisht nga të gjitha sfidat, ne nuk duhet të ndalojmë kurrë së foluri për gjëra të rëndësishme. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.

Osmani u shpreh se është me rëndësi të madhe të shmangen tensionet në veri të Kosovës, duke bërë të ditur se këtë gjë e ka theksuar edhe gjatë vizitës së tij në Beograd.

“Jemi të lumtur që kemi pritur një takim të rëndësishëm në Ohër, i cili hapi më tej rrugën për normalizimin e marrëdhënieve. Ne e mbështesim fuqishëm këtë proces, duke kontribuuar në stabilitetin rajonal. Këtë e thashë dje në Beograd dhe do të doja ta përsërisja përsëri këtu në Prishtinë. Është e rëndësishme të zvogëlohen tensionet në terren në veri të Kosovës për t’i dhënë hapësirë procesit politik të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç është thënë, tashmë nga Misioni i OSBE-së, OSBE-ja është e gatshme ta mbështesë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut”, tha ai.

Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se me ministren Gërvalla ranë dakord ta vazhdojnë këtë bashkëpunim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika