Osmani mbështet tri kërkesat e BE-së për deeskalimin e tensioneve në veri të Kosovës

"I bashkohem thirrjes për zgjedhje të reja lokale, kthimit të serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimit të plotë të marrëveshjeve, përfshirë së fundmi në Ohër. Si udhëheqës i OSBE-së unë mbështes dialogun e udhëhequr nga BE-ja si e vetmja mënyrë për të zbutur tensionet dhe për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm"

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka mbështetur tri kërkesat e Bashkimit Evropian për shkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani potencoi se i udhëheqës i OSBE-së mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“I bashkohem thirrjes për zgjedhje të reja lokale, kthimit të serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimit të plotë të marrëveshjeve, përfshirë së fundmi në Ohër. Si udhëheqës i OSBE-së unë mbështes dialogun e udhëhequr nga BE-ja si e vetmja mënyrë për të zbutur tensionet dhe për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm. OSBE qëndron gati për të ndihmuar”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kërkesat e BE-së përbënin zgjedhje lokale të reja të menjëhershme, sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe nisja e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika