Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës( SHBA) ka theksuar se me administratën e presidentit të ri amerikan Donald Trump, synojnë thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe SHBA-ve në fusha të ndryshme.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se të enjten e ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast.
Presidentja gjithashtu ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar për lidhjen historike të Kosovës me SHBA-të si “një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri”.
“Me administratën e presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë!”, ka shkruar Osmani.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/476347333_1161149165369621_8875294790068744139_n-1024x682.jpg)