Osmani me ftesë të Millanoviqit, do të ndjekë garën tradicionale me kuaj në Kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të qëndrojë sot (e dielë) në Kroaci me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Millanoviq.

Osmani do të ndjekë garën e 309-të vjetore me kuaj që mbahet në qytetin kroat të Sinjit çdo të diel të parë të gushtit që nga viti 1715.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vjen në alkën e Sinjit me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili si vitet e kaluara është edhe sponsor i saj. Ardhja e saj në Sinj është dakorduar më parë me kryesinë e Shoqëria Kalorësit e Alkut, e cila vitet e fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorëse në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Zyrës së Presidentit kroat.

Mediat kroate kanë raportuar se gjatë qëndrimit në Sinj, Milanoviq dhe Osmani do të vizitojnë ekspozitën “Vanja Radaush dhe Stipe Sikirica – dialog mes mësuesve dhe nxënësve”.

Me këtë rast ata do të vizitojnë edhe Muzeun e Alkës.

“Milanoviq, si sponsor i alkës së Sinjit, e mbështet këtë përpjekje të Shoqërisë Kalorësit e Alkut , kështu që vitin e kaluar ai ftoi presidentin e atëhershëm të Hungarisë, Katlin Novak, në alkën e Sinjit, ndërsa një vit më parë, mysafir ishte, presidenti i asaj kohe i Sllovenisë, Borut Pahor, burrështetasi i parë i huaj në alkën e Sinjit”, vijon njoftimi.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika