Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe pranë bustit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në dyvjetorin e vdekjes së saj.
E para e vendit ka thënë se trashëgimia e Albrightit është e skalitur jo vetëm në faqet e historisë së Kosovës por edhe në strukturën e vendit.
“Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj të pamëshirshëm për lirinë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Osmani.
On the 2nd anniversary of her passing, we paid tribute to former Secretary Madeleine Albright.
Her legacy is etched not just in the pages of our history but in the very fabric of our country. We will forever remember her relentless contribution to our freedom and democracy. pic.twitter.com/xbDjbcIsvY
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 23, 2024
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur më 23 mars të vitit 2022 në moshën 84-vjeçare.
Madeleine Albright u lind në Pragë të Çekosllovakisë së atëhershme më 15 maj 1937.
Së bashku me familjen e saj shpërngul në SHBA më 1948.
Madeleine Albright ka qenë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e Sekretares amerikane të Shtetit më 1997.
Ajo ka shërbyer në këtë pozitë deri më vitin 2001, nën administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Albright ka qenë Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.
Për punën e saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 është nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.
Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj.