Osmani: Me Letoninë do të zgjerojmë bashkëpunimin, mbrojtja është prioritet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Letonisë, Egars Rinkēvičs, ku kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në një konferencë për media pas takimit, Osmani ka theksuar se Kosova do të luajë një rol aktiv në forcimin e sigurisë në kontinentin evropian.

“Sot diskutuam mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen dhe angazhimin për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse. Kosova do të kontribuojë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave në fushën e sigurisë në Evropë”, ka deklaruar  Osmani.

Ajo e cilësoi Letoninë si një partnere të fuqishme të Kosovës, duke theksuar se të dyja vendet ndajnë përvoja historike të ngjashme dhe sfida të përbashkëta në raport me fqinjët e tyre.

“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës, pasi të dyja vendet kanë kaluar nëpër periudha të dhimbshme dhe kufizohen me shtete fqinje agresore. Sikurse Letonia, edhe Kosova qëndron fuqishëm në mbështetje të vlerave euroatlantike dhe të parimit të fqinjësisë së mirë”, ka shtuar ajo.

Osmani ritheksoi qëndrimin e saj ndaj Serbisë, duke e quajtur atë një shtet agresor dhe duke kërkuar që të mbajë përgjegjësi për veprimet destabilizuese në rajon, përfshirë sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe incidentin në Banjskë.

Presidentja e Kosovës përsëriti thirrjen ndaj Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese kundër Kosovës.

“Prandaj, është edhe koha që me prioritet të largohen masat e padrejta që Bashkimi Evropian i ka ende në fuqi ndaj Kosovës dhe sa më shpejt që të gjendet metoda, të gjendet mënyra dhe rruga përpara për statusin e vendit kandidat të Republikës sonë”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika