Osmani me një shtator në Vjenë prezanton prioritetet e kryesimit të OSBE-së për vitin 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se me datën një shtator do të  prezantojë planet e tij, si kryesues i ardhshme i OSBE-së në Vjenë para Këshillit të Përhershme të OSBE-së

Ministri iPunëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se më 1 shtator të vitit 2022, është datë e rëndësishme për vendin e tij, pasi si kryesues i Organizates për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) do të paraqes prioritetet për vitin 2023 para Këshillit të Përhershëm të kësaj Organizate.

Sipas ministrit Osmani, kjo është arsye pse ai ka udhëtuar për në Vjenë menjëherë pas përfundimit të Forumit Strategjik të Bledit i cili ishte mbajtur në Slloveni.

“Nga Bledi i Sllovenisë vazhdova për Vjenë. Nesër ngjarje e rëndësishme për ne, para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së do të prezantoj prioritetet e kryesimit tonë me OSBE-në 2023”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Sot po bëjmë përgatitjet e fundit me një pjesë të ekipit tonë në Vjenë”.

Më tej ai ka treguar se kjo paraqitje e tij para Këshillit të Përhershme të OSBE-së mund të ndiqet të enjten e një shtatorit në ora 10:00 drejtpërdrejtë në  linkun www.osce.org/live.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika