Osmani: Meja është plaga jonë e përhershme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Mejës, teksa ka thënë se ende ka nëna që qajnë pranë varreve të zbrazëta pasi regjimi serb i mban ende të fshehura të dhënat për vendndodhjen e të vrarëve.

“Në Mejë ka ende varre të hapura, ka nëna që vijnë aty dhe qajnë pranë varrit të zbrazët, sepse regjimi serb ende i mban të fshehura të dhënat për vendndodhjen e të vrarëve të Mejës e të gjithë Kosovës”, ka thënë presidentja Osmani.

Ajo ka thënë ndër të tjera se masakra e Mejës është ndër masakrat më të tmerrshme të regjimit serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës, në të cilën 376 burra të moshës 15 deri në 75 vjeç, 36 nga të cilët nën 18-vjeç, u ekzekutuan nga polica dhe ushtria serbe.

“Meja është plaga jonë e përhershme, por edhe gurë që duhet të peshojë rëndë në ndërgjegjen e regjimit serb, të djeshmit, i cili në mënyrë të planifikuar i ndau e i vrau bijtë tanë, i fshehu ose i zhduku përjetësisht kufomat e tyre, sikur edhe i këtij të sotmit, i cili vazhdon të jetojë mbi krimet e kryera nga shteti i tyre, pa e vrarë ndërgjegjen dhe pa u kërkuar falje viktimave”, ka vijuar ajo.

Ajo ka theksuar se të vrarët e Mejës janë viktima të gjenocidit serb të kryer në Kosovë dhe se Meja është dëshmi e pamohueshme e një synimi të tmerrshëm të një shteti për vrasje kolektive të një populli.

“Ky gjenocid duhet të njihet me emrin e vërtetë. Meja është dëshmia e pamohueshme e një synimi të tmerrshëm të një shteti për vrasjen kolektive të një populli, por edhe thirrja e përhershme e jona për ta artikuluar kumbueshëm thirrjen tonë për drejtësi”.

Ndryshe, të enjten e 27 prillit shënohet 24-vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, në orën 13:00 në kompleksin memorial në Mejë do të mbahen homazhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

24 vjet nga masakra në Mejë të Gjakovës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika