Osmani merr mësimin e parë në pilotim nga piloti që shërbeu para 15 vjetësh në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë mësimin e parë në pilotim të helikopterit me pilotin, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vjetësh si pjesë e ushtrisë amerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka vizituar kompaninë e helikopterëve “Bell”.

Osmani ka marrë mësimin e parë në pilotim të helikopterit me pilotin, Joseph Decapite.

Presidentja ka treguar se piloti Decapite ka shërbyer në Kosovë para 15 vjetësh si pjesë e ushtrisë amerikane

“Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika