Osmani merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Institucionit të Presidentit,, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë.

Kështu ka bërë të ditur zyra e presidentes përmes një komunikate për media.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Institucionit të Presidentit, sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën te Presidenti i ri, Bajram Begaj”, thuhet në njoftim.

Ilir Meta përfundon mandatin e tij 5-vjeçar si president i Shqipërisë, të dielën e 24 korrikut.

Detyra e presidentit do t’i bartet ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj

Presidenti i ardhshëm, Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare që do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend.

Mes të pranishmëve, do të ketë shefa shtabi të ushtrive të NATO-s, me të cilët Begaj ka bashkëpunuar kur ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm.

Më pas, e seanca do të vazhdojë në Presidencë dhe me ceremoninë e marrjes së detyrës së Presidentit.

Ceremonia pritet të fillojë në Presidencë në orën 18:45 me mbërritjen e personaliteteve të ftuara, ndërsa Begaj do të mbërrijë në orën 19:15.

Pas dorëzimit të Kushtetutës nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, ai do të mbajë fjalën si Presidenti i ri i vendit në orën 19:40.

Bajram Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste.

Ai u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Begaj do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika