Osmani merr pjesë në një tryezë ekonomike në ShBA, thotë se bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një tryzë ekonomike të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka thënë se bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në një vizitë zyrtare në Shtete të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Gjatë ditës së sotme, Osmani ka qenë e pranishme në një tryezë ekonomike të mbajtur në Dallas, ku kanë marrë pjesë biznese nga Kosova dhe Teksasi.

E para e vendit, Vjosa Osmani, në tryezën ekonomike në ShBA

Këtu presidentja është shprehur se bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet, derisa ka theksuar se potenciali ekziston dhe se mezi pret të shohë progres në këtë aspekt.

“Bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet. Në tryezën ekonomike të mbajtur në Dallas, me pjesëmarrjen e bizneseve nga Kosova dhe Teksasi, i inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të shteteve, ekonomive dhe qytetarëve tanë. Potenciali ekziston, ndaj mezi pres ta shoh përparimin në këtë fushë”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika