Osmani mirëpret rezolutën e PE-së për anëtarësimin e Kosovës në BE

E para e vendit, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila i dha mbështetje aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian që është miratuar të mërkurën në Strasbourg, ku i është dhënë mbështetje aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera, e para e vendit ka mirëpritur edhe kritikat për Serbinë që po përpiqet ta destabilizojë rajonin që janë adresuar në këtë rezolutë.

“Mirëpresim qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme. Si përfaqësues të evropianëve në të gjithë BE-në, njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Kosova ka dorëzuar aplikimin zyrtar për anëtarësim në BE.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika