Osmani: Mirush Kabashi ishte zëri artistik i Kosovës me vargjet kushtuar luftës për liri e pavarësi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit kulturor për humbjen e aktorit Mirush Kabashi. Ajo e ka lavdëruar kontributin e tij në fushën e kinematografisë, duke theksuar se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë kinematografike

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani gjate fjalimit te saj në Samitin e Diaspores në Tirane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi.

Osmani potencoi se Kabashi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë kinematografike.

“Ai kombinoi për mrekulli karizmin, mjeshtërinë dhe përkushtimin, duke prekur thelbin e emocioneve njerëzore me një finesë të pashembullt dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë kinematografike”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo ka theksuar se “secila paraqitje e tij ishte mishërim i angazhimit pasionant dhe të palëkundur ndaj artit. Ai ishte zëri artistik edhe i Kosovës me vargjet kushtuar sakrificës dhe luftës për liri e pavarësi”.

“Trashëgimia nga magjia skenike e paraqitjeve të tij do të jetë kujtesë e jona e përhershme! Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor! I përhershëm qoftë kujtimi për Mirush Kabashin”, ka përfunduar njoftimi nga Zyra e Presidentes.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika