Osmani: Moskonvertimi i targave në RKS është për shkak të kërcënimeve nga strukturat kriminale serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit të saj me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka folur për çështjen e targave, “skenaret ruse”, iniciativën franko-gjermane

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës dhe Ursula von Der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka folur për çështjen e targave, ka thënë se veprimet e strukturave kriminale serbe të cilët po dëmtojnë materialisht qytetarët serbë të Kosovës që po i konvertojnë targat nga ato ilegale në ato RKS, dëshmojnë kërcënimet e vazhdueshme të tyre.

Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, presidentja Osmani ka theksuar se lufta që Kosova po përballet është ajo kundër bandave.

Lidhur me këtë, Osmani ka kërkuar përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtar.

“Ka një kohë të gjatë që qytetarëve serbë të cilët po e respektojnë ligjin dhe po i konvertojnë targat në ato që njihen me ligj dhe po i largojnë ato të kohës së Millosheviqit si rezultat i kësaj po iu djegin shtëpitë po i djegin makinat, rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Gjithë këto veprime të strukturave ilegale dhe kriminale që janë në listën e zezë të SHBA-së dëshmojnë që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, ka thënë Osmani.

“Lufta jonë është luftë kundër bandave, në luftën tonë kundër bandave, në luftën për sundim të ligjit presim që të kemi përkrahjen e vazhdueshme të aleatëve tanë edhe në BE edhe në SHBA”, shtoi ajo.

Sipas saj, Kosova është rikonfimraur si shteti me reformat më të mëdha në gjithë Evropën në fushën e sundimit të ligjit dhe reformusesi i dytë në botë gjë për të cilën Osmani ka thënë se kjo dëshmon që veprimet e Qeverisë së Kosovës kanë qenë të drejta.

Që veprimet tona janë për sundim të ligjit, asesi kundër qytetarëve tanë serbë por edhe vetë fakti që mbi 90 për qind të serbëve tashmë i përdorin targat legale në Kosovë është dëshmi që ky veprim nuk është kundër qytetarëve serbë, ajo pakicë që akoma nuk i ka konvertuar është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, përfshirë djegien e veturave dhe shtëpish që po ua bëjnë strukturat ilegale kriminale”.

“S’do të lejojmë që në Veri të ndodhin skenaret ruse”

Pas paralajmërimit të kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, për bllokimin e rrugëve në Veri të Kosovës në rast se do të ndërmerret ndonjë veprim me konfiskimin e veturave me targa serbe, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë kësaj konference Osmani ka thënë se Kosova do të bashkëpunojë me partnerët e saj ndërkombëtar në mënyrë që të mos lejohen të ndodhin ato që presidentja i ka quajtur “skenaret ruse” në veri.

“Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po zbaton ligjin. Serbia kërcënon me dhunë zbatimin e ligjit. E tëra qe ne po bëjmë është që po zbatojmë ligjin. Ne do të punojmë bashkërisht me partnerët tanë që të mos lejojmë këto skenare ruse. Jemi ne koordinim me aleatët tanë që të mbrojmë paqen, sigurojmë zbatimin e ligjit”, ka thënë ajo.

 

Iniciativa franko-gjermane, Osmani thotë se e njëjta ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon

Presidentja Osmani teksa nuk e ka mohuar ekzistimin e iniciativës franko-gjermane, ka thënë se për të njëjtën do të zhvillohen takime me palën gjermane dhe franceze.

Lidhur me detajet, Osmani ka thënë se do të bëhen të ditura kur të merren të gjitha përgjigjet nga të dy palët.

“Asnjëherë nuk e kam mohuar. Përkundrazi në çdo deklaratë publike kam thënë se ekziston një iniciativë franko-gjermane që do t’i shpjegohet lidershipit të Kosovës më në detaje gjatë javëve dhe muajve në vijim. Do të ketë takime edhe me palën gjermane dhe me atë franceze në mënyrë që detajet e kësaj iniciative që ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, të shpjegohen në detaje. Sapo të merren të gjitha përgjigjet natyrisht që ato do t’i shpalosim para qytetarëve”, ka thënë ajo.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika