Osmani: NATO-ja dhe KFOR-i kanë besueshmëri të lartë nga qytetarët e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në takim me përfaqësues të NATO-s, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë besueshmëri të lartë te NATO-ja dhe KFOR-i, në misionin e tyre për paqe dhe siguri

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin në largim të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade, Ralf Peter Hammerstein, si dhe drejtorin e ardhshëm të NALT-it, gjeneral brigade, Christian Nawrat, të shoqëruar nga shefja e sektorit të operacioneve aktuale nga selia e NATO-s, Ariella Viehe.

Në këtë takim, Osmani ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i kanë besueshmëri të lartë nga qytetarët e vendit.

Gjatë takimit, ajo e ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe shërbimin njëvjeçar të gjeneral Hammerstein.

“Gjithashtu, drejtorit në ardhje, gjeneralit Nawrat, i dëshiroi suksese duke besuar se në mandatin e tij sipas traditës së deritashme, niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdojë në kuadër të mandateve respektive”, thuhet në njoftim.

Osmani e ka ritheksuar përkushtimin për maksimizimin e mundësive të bashkëpunimit Kosovë – NATO, për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të FSK-së me standardet më të larta të NATO-s, të gatshme dhe të ndërveprueshme me forcat aleate dhe partnere të NATO-s në misione të përbashkëta, krahas synimit strategjik shtetëror drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika