Osmani: NATO është fati i Kosovës, rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit nuk pushon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e përvjetorit të 75-të të NATO-s, thotë se rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në aleancë nuk pushon dhe nuk lëkundet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e përvjetorit të 75-të të NATO-s, ka thënë se Aleanca Veriatlantike është fati i Kosovës.

Osmani thekson se rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në aleancë nuk pushon dhe nuk lëkundet.

“NATO është një zotim për brezat e ardhshëm se ata do të trashëgojnë një botë më të sigurt. NATO është fati ynë. Është fati i Kosovës. Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në Aleancë nuk pushon, nuk lëkundet. Ne vazhdojmë të ecim përpara së bashku. Gjithmonë”, shkroi Osmani në platformën “X”.

 

Të enjten e 4 prillit, NATO-ja e feston 75-vjetorin.

Kjo ngjarje shënohet me ceremoni të ndryshme në selinë qendrore të aleancës në Bruksel, si dhe në vende të tjera në kryeqytetin belg.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika