Osmani nderon presidentin Ibrahim Rugova: Pavarësia ishte ideali i tij jetësor, të cilin e përjeton ky brez

"Pavarësia ishte ideali i tij jetësor, të cilin e përjeton ky brez dhe të tjerë pas tij”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Presidentit ka nderuar presidentin historik Ibrahim Rugova, te busti në sheshin e kryeqytetit.

Në një njoftim për media nga zyra e presidencës, Osmani citohet të ketë thënë se pavarësia ishte ideali jetësor i presidentit Rugova.

“Pavarësia ishte ideali i tij jetësor, të cilin e përjeton ky brez dhe të tjerë pas tij”, ka thënë Osmani.

May be an image of 10 people, the Brandenburg Gate and text

Ndryshe, Osmani, në po të njëjtën ditë ishte e ftuar në emisionin Radar në Radio Dukagjini.

Osmani-Sadriu ka treguar rreth ditës së parë të saj si presidente e vendit.

Ajo ka treguar se të parat që kishte takuar në Presidencë ishin xhudistet.

“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme 4 prilli, sepse qysh në momentet e para pas betimit të marrjes nga detyra, nga atëherë kryetari i Kuvendit Konjufca, kemi pritur disa njerëz që janë imazhi më i mirë i vendit tonë. Kemi pritur xhudistet tona, që kanë qenë mysafiret tona të para në Presidencë pasi kam marrë detyrën, të cilat janë dhe personat që ia kanë zbardhë fytyrën shtetit, e ngritën flamurin e shtetit lart e më lart. Pastaj pritëm atomistët, disa prej nxënësve të cilët shkëlqejnë në gara ndërkombëtare në shumë fusha, pastaj edhe familjet e personave të zhdukur me dhunë, nxënës të shkollave të shumta..”, ka treguar Osmani.

Ajo ka thënë se, kur ishte e vogël, nuk ka menduar se ka një profesion të paarritshëm për të.

Osmani u bën lutje të rinjve të mos humbin shpresat në Kosovën

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika