Osmani në Bllacë: Liberalizimi duhet të ndodhë sa më parë

Përgjatë shënimit të 23-vjetorit të Ditës së Çlirimit, Osmani ka përkujtuar të rënët, viktimat civile dhe në veçanti, edhe Sherife Luten, e cila ishte prezente përgjatë fjalimit të saj në Bllacë. Ndër të tjera, ajo ka përmendur edhe procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugëtimin e Kosovës drejt organizatave ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në manifestimin qendror “Nga Esksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, ka bërë thirrje për liberalizim të vizave, dhe integrim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Orientimin do ta kemi përpara…Sot, Evropa rilind në një Kosovë të integruar në familjen e BE-së, andaj liberalizimi duhet të ndodhë sa më parë, e Kosova të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike aty ku e ka vendin”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar se 23 vjet më parë, ky kompozicion i trenit, sikurse edhe shumë të tjerë, ishin mjetet me të cilat, Kosova u zbraz pothuajse plotësisht nga banorët e saj.

“Afër 1 milion shqiptar të Kosovës gjatë marsit ‘99 e tutje, dhunshëm u dëbuan nga regjimi gjenocidal serb në shtetet fqinje e deri te shtet e Evropës. Eksodi i përmasave biblike kishte vetëm një qëllim nga ana e Serbisë e atëhershme, shfarosjen e popullit shqiptar dhe spastrimin etnik të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera, Presidentja ka përmendur edhe prezencën e njërës nga gratë përjetuese të asaj kohe, Sherife Lutën, duke e cilësuar atë si një grua të fortë.

“Me vajzën e saj 6 muajsh në krah ajo kishte qenë pjesë e karvanit të refugjatëve, të cilët serbët i dëbuan me dhunë nga shtëpitë, duke i detyruar të iknin në Maqedoni. Kjo grua është Sherife Luta, dhe me fotografinë e saj që ka bërë gjiro në ballinat e mediave botërore, ishte bërë portreti i Kosovës asaj kohe, por edhe i grave stoike. 23 vjet më parë ëndrra e saj, por edhe të gjithë banorëve të Kosovës nisi të bëhej realitet, kur trupat e NATO-s zbarkuan në tokën e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Sherife Luta duke ushqyer të bijën

Osmani ka theksuar se më 12 qershor 1999, vrasësit përfunduan jashtë Kosovës, e forcat paqeruajtëse hynë në Kosovë, duke bërë që qytetarët e dëbuar me dhunë të fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Sipas saj, atë ditë u shënua fillimi i një shteti të ri.

Në fund, Osmani ka falënderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe NATO-n. Njëherësh, ajo ka thënë se drejtësia për gratë e dhunuara, të zhdukurit dhe viktimat civile nuk do të reshtë së kërkuari.

Sherife Luta asokohe ishte 22-vjeçare dhe mbante në gji vajzën e saj 6-muajshe, Besën. Ditën e 8 marsit 1999, ajo ishte një grua që doli nga shtëpia me foshnjën dhe babanë e saj për t’i shpëtuar granatimeve të serbëve në fshatin Ivajë të Kaçanikut.

Fotoja e saj bëri bujë në mediat botërore.

Sherife Luta në ballinën e mediave botërore

Homazhet e Osmanit dhe Kurtit në nder të Ditës së Paqes

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika