Osmani në Bondsteel: Lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë së dielës së 25 dhjetorit, ka qëndruar në kampin amerikan ushtarak, në Bondsteel për drekën tradicionale të Krishtlindjes. Me këtë rast ajo ka thënë se “lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë”

Drekën tradicionale të Krishtlindjes, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka kaluar në kampin amerikan ushtarak, në Bondsteel.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka falënderuar ushtarët për shërbimin e tyre në Kosovë dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.

“E lumtur që u bashkohem ushtarëve amerikanë dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier në kampin Bondsteel për drekën tradicionale të Krishtlindjes. Përcolla mirënjohjen tonë për shërbimin dhe mbështetjen e palëkundur të tyre ndaj vendit tonë”, shkroi Osmani.

Po ashtu, presidentja e vendit shtoi se “lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë”.

“Gëzuar Festat”, uroi ajo.

Gjatë së shtunës së 24 dhjetorit, presidentja Osmani ka thënë se kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.

“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja!”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka përcjellë mesazhin që “të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë”.

“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja! Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë! Për shumë mote, Gëzuar!”, ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika