Osmani në Budapest, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Budapest të Hungarisë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ka thënë se në takim me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden ka theksuar nevojën e mbështetjes për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të Bashkimit Evropian(BE) ndaj vendit tonë dhe përshpejtimin e anëtarësimit në BE.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja Osmani ka deklaruar se Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t`i forcuar marrëdhëniet dhe për t’i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit.

“Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t’i forcuar marrëdhëniet dhe për t’i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit. Në takim me kryeministrin Luc Frieden, theksova nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE, bazuar në merita”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në samitin e Budapestit, për tri ditë me radhë, ka takuar liderë të vendeve të ndryshme.

Shija e redaktorit

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

Të fundit nga rubrika