Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ishte pjesë e një ceremonie të organizuar për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka deklaruar se një ditë e tillë kujton qëndrueshmërinë e ukrainasve dhe mbështetjen e Kosovës.
“Në një ceremoni të bukur të organizuar nga ambasadorët e QUINT në Kosovë dhe në prani të gazetarëve dhe familjeve ukrainase, shënuam Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Një ditë për të kujtuar forcën dhe qëndrueshmërinë e ukrainasve dhe mbështetjen e palëkundur të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.
In a beautiful ceremony hosted by Quint ambassadors in Kosovo, and in the presence of Ukrainian journalists and families, we marked Ukraine’s Independence Day.
A day to remember the strength and resilience of Ukrainians, and Kosovo’s unwavering support. 🇽🇰🇺🇦 pic.twitter.com/tjqqOLL2ds
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 25, 2023
Pjesëmarrës ishin edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Rhode si dhe ukrainas.
Osmani, si shumë të tjerë, u prezantua me veshjen me ngjyra të flamurit ukrainas.