Osmani në diplomimin e kadetëve të rinj të policisë: Sundimi i ligjit është synim i juaji e i yni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës, ka uruar 433 kadetët e rinj që do të jenë pjesë e këtij rrugëtimi të ri, duke theksuar se diversiteti gjinor e etnik në policinë e Kosovës është reflektim i një mjedisi të sigurt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës, u ka uruar mirëseardhje policëve të rinj në rrugëtimin e tyre si pjesëtarë të policisë së Kosovës, duke u thënë që t’i kenë parasysh vlerat themelore për shërbim të dinjitetshëm ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Ndërsa niseni në këtë rrugëtim, integriteti, profesionalizmi, respekti , paanshmëria janë disa nga parimet me të cilat duhet të veproni në përputhje, si dhe të jeni të përkushtuar që t’u shërbeni qytetarëve të Kosovës pavarësisht rrethanave”, ka deklaruar Osmani.

E para e vendit ka thënë se ceremonia e diplomimit të 433 kadetëve të gjeneratës së 57-të është një ditë fantastike për të festuar angazhimin e pashoq të Policisë së Kosovës, i cili, siç është shprehur ajo, është sinonim i një force multietnike profesionale.

Pamje nga ceremonia

Nga 433 kadetë të diplomuar, ajo ka thënë se janë 53 gra e vajza, teksa ka theksuar se pjesëmarrja e grave në polici e në sektoret e sigurisë është investim i shtuar i Kosovës.

“Sa më shumë vajza e gra në pozitat vendimmarrëse, më shumë siguri e avancim në shtetin tonë”, ka vijuar ajo.

Sipas saj, diversiteti gjinor e etnik në policinë e Kosovës është reflektim i një mjedisi të sigurt.

Ajo ka falënderuar edhe angazhimin e policëve të Kosovës ndër dekada, duke thënë se sundimi i ligjit është synim i përditshëm i policisë së Kosovës dhe i institucioneve.

“Sot është ditë krenarie për të gjithë ne, jam e nderuar që ndodhem para jush. Do të shndërroheni në model e inspirim, kjo pjesëmarrje e grave në polici reflekton angazhimin e përbashkët e serioz që të rritet numri i grave. Ju nuk e përfaqësoni vetëm veten e juaj, por edhe qytetarët e Kosovës. Kam bindjen e fuqishme që secili nga ju është i gatshëm sa herë të jetë nevoja për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së kufijve. E keni bërë ndër vite e po vazhdon edhe sot”.

Ndryshe, të hënën në orën 10:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në Sallën e Sporteve, është mbajtur Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës.

Në këtë manifestim të pranishëm ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika