Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajteve tona gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka nderuar gazetarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka nderuar gazetarët, zëri i të cilëve sipas saj vazhdon të ngrihet për të vërtetën.

Ajo, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, lidhur me progresin e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit ka thënë se i njëjti konsiderohet shembull i përkushtimit ndaj demokracisë.

“Në ​Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajteve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë sot. Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, ka shkruar Osmani.

Teksa të hënën e tre majit manifestohet në të gjithë botën Liria e Shtypit, ajo e medias në Kosovë po konsiderohet më pozitive në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit Botëror, të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij, Kosova radhitet në pozitën e 61-të.

Ndryshe nga vitit 2021, ku Kosova radhitej në pozitën e 78-të, këtë herë ajo radhitet në 17 pozita më lartë.

Megjithatë, përkundër progresit, Kosova vazhdon të jetë në listën e vendeve me “situatë problematike”.

Ilustrim

Siç vlerësojnë Reportëret pa Kufij, përparim të ngjashëm si Kosova kanë shënuar edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut, Serbia e Mali i Zi.

Nga kjo kategori, Maqedonia e Veriut është radhitur në pozitën e 57-të nga pozita 90 sa ishte më parë, kurse Serbia është renditur në pozitën e 79-të nga ajo 93 dhe Mali i Zi në pozitën 63 nga 104.

Ndërkaq, në listën e vendeve që kanë pësuar përkeqësim gjendet Shqipëria, e cila nga pozita e 83-të kur ishte gjatë vitit të kaluar, tashmë gjendet në pozitën e 103-të.

Pesë vendet e fundit në listën e Reporterëve pa Kufij, ku situata me të bërit gazetari konsiderohet si “shumë serioze”, janë, Koreja e Veriut, Eritrea, Irani, Turkmenistani dhe Mianmari.

Kosova shënon progres në indeksin e Lirisë së Shtypit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika