Osmani në Ditën e Kushtetutës: Mbetet detyrë dhe prioritet i yni t’i zbatojmë vlerat kushtetuese

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se Kushtetuta është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se Kushtetuta është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare.

“Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare, për barazi para ligjit dhe vlera të tjera, përmes të cilave, kjo kushtetutë na mban brenda familjes së madhe evropiane”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë tutje se është detyrë e përbashkët që nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit dhe garantimit të lirive qytetare pa dallim, t’i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës.

“Mbetet detyrë dhe prioritet i yni i përbashkët që me punë e përkushtim, t’i respektojmë dhe zbatojmë këto vlera kushtetuese, të cilat ndër të tjera janë edhe shpërfaqje e identitetit tonë”, ka deklaruar Osmani.

Dita e Kushtetutës – 15 vjet nga miratimi i saj

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika