Osmani në Ditën e Presidentit: Kosova dhe SHBA-të kanë lidhje të forta e të pathyeshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe fëmijët e shkollës "Xhemajl Mustafa" ka shënuar Ditën e Presidentit, duke festuar lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe fëmijët e shkollës “Xhemajl Mustafa” ka shënuar Ditën e Presidentit.

Kjo duke festuar lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira. Sakrifica e popullit tonë si dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë”, shkroi Osmani në Facebook.

May be an image of 1 person and standing

Ndryshe, Osmani në një intervistë për Sky News, në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka akuzuar presidentin rus se po tenton të eksportojë konflikte në Kosovë dhe në vende të tjera, përfshirë Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

“Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina”,  tha ajo për Sky News.

“Mënyra se si ai do të mund ta bënte këtë është duke krijuar konflikte të tjera në Evropë, pavarësisht nëse po flasim për Moldavinë, Gjeorgjinë apo Ballkanin Perëndimor”, vijoi ajo.

Presidentja Osmani u shpreh se Rusia dëshiron ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika