Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë.
Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.
Në njoftimin e zyës së presidencës thuhet se “në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu”.
Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor.
Pas vdekjes së Ahtisaarit ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, duke e cilësuar vizionar e paqe-bërës që do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës. Ngushëllime ka shprehu edhe kryeministri Albin Kurti duke ri-kujtuar kontrubutin e Ahttisarit si një diplomat i shquar dhe kampion të paqes.
Pos tyre në nderim të ish-presidentit finlandez kanë reaguar edhe krerët e opozitës e po ashtu ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i cili atë kohë ishte president me Agim Çekun kryeministër.
Sejdiu në llogarinë zyrtare në “Facebook” ka kujtuar historikun e gjatë të takimeve me diplomatin finlandez dhe porositë indirekte për delegacionin e Kosovës, rrugëtimi i së cilit u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë.