Osmani në Forumin e Paqes: Nëse nuk ka drejtësi për krime lufte, jemi të detyruar të shohim përsëritjen e këtyre akteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një diskutim në Forumin e Paqes ka diskutuar për luftën ruse në Ukrainë. Osmani ka theksuar se Ukraina duhet të ndihmohet me të gjitha mjetet për të fituar luftën ndaj Rusisë

Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Paris në kuadër të Forumit të Paqes.

Osmani në një diskutim gjatë së premtes së 11 nëntorit ka folur dhe rreth luftës së Rusisë në Ukrainë dhe ka potencuar se agresioni rus mbi popullin ukrainas duhet të ndalet.

Në këtë rast, presidentja Osmani ka kujtuar edhe luftën në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 duke ritheksuar se fuqia më e madhe qëndron te partneriteti.

“Nuk duhet të biem në kurthin e lojës se të dyja palët janë të njëjta, sepse dëgjojmë deklarata se si të dyja palët kanë faj për një luftë që ka qenë absolutisht e paprovokuar nga Ukraina”, ka thënë presidentja Osmani.

Osmani ka shtuar se “asnjëherë nuk do të duhej që të përdorej kjo qasje e dy palëve, kur ka agresor të qartë dhe viktimë të qartë”.

Osmani ka thënë se e njëjta situatë ishte dhe në luftërat që u zhvilluan në ish-Jugosllavi.

Ajo ka shtuar se Ukraina duhet të mbështetet me të gjitha mjetet për ta fituar luftën me Rusinë.

“Në vitet e 90’ kur lufta e Kosovës ishte ndalur nga NATO-ja, kur NATO-ja kishte ndalur gjenocidin, ishte e suksesshme sepse partneriteti i vendeve demokratike në botë ishte bazuar në vlerat demokratike”, ka thënë Osmani.

Tutje, presidentja ka shtuar, “Nëse dikush kryen krime lufte, krime kundër njerëzimit, dhe nuk ka drejtësi për ato krime, jemi të dënuar që të shohim përsëritjen e atyre akteve”.

“Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë, dhe Ukraina duhet të ketë të gjitha mjetet e mundshme për ta fituar këtë luftë dhe jo vetëm për vete, por për të gjithë ne, pasi Ukraina ta fitojë luftën nuk mendoj që Putini do të jetë në pushtet”, ka përfunduar Osmani.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika