Osmani në hapje të Forumit në Doha të Katarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e njëzet të Forumit të Dohas në Katar, me ftesën e Emir Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Osmani në këtë ceremonii ka marrë pjesë krahas liderëve të ndryshëm botëror me qendër diskutimi trajtimin e sfidave bashkëkohore.

Ajo është pritur nga Emiri i Katarit,  Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani dhe nga Kryeministri i Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani.

Forumi i Dohas u hap nga vet Emiri i Katarit, për të vazhduar me adresimin virtal të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Krahas aktiviteteve në Forumin e Dohas, Presidentja Osmani ka takuar bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe veprojnë në Katar. Po ashtu, Presidentja ka takuar ambasadorë të shteteve mike të akredituar në Doha, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Evropë”.

“Presidentja ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të harmonizuar plotësisht përpjekjet tona me aleatët tanë. Në vijim, Presidentja Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të shteteve të tjera dhe do të ketë takime bilaterale me udhëheqësit e shtetit të Katarit”, ka bërë të ditur Zyra e Presidencës me anë të një komunikate për media.

Slogani i këtij edicioni është  “Transformimi për një epokë të re” dhe në këtë diskutim është përfshirë edhe Ukraina.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika