Osmani në Konferencën e Mynihut: Gratë kanë qenë një pjesë jetike e shtetndërtimit tonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një panel diskutimi me temën “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Konferencën e Mynihut, ka thënë se Kosova është shembull i shkëlqyer i rimëkëmbjes pas luftës, ndërsa përmendi edhe faktin se mbi 20 mijë gra janë dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një panel diskutimi për “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Konferencën qytetin Mynih të Gjermanisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një panel diskutimi me temë “Gratë, Paqja dhe Siguria” (WPS), në Konferencën e Mynihut, duke u ndjerë e kënaqur që u është bashkuar të gjithëve aty për një temë shumë të rëndësishme për gratë e Kosovës dhe për gratë kudo në botë.

Osmani e filloi diskutimin e saj duke thënë se parimi bazë që agjenda për paqe dhe siguri (WPS) ka, është se jo vetëm që ndikon pozitivisht në jetën e grave, por ndikon në jetën e burrave dhe grave në mënyrë të barabartë, pra sipas saj, ndikon në barazinë e të gjitha komuniteteve.

Po ashtu, ajo ka thënë se sa më shumë gra të marrin pjesë në këto çështje, aq më pozitive do të jenë rezultatet për të gjithë.

“Gratë në Kosovë kanë pasur rol udhëheqës dhe shumë të rëndësishëm gjatë viteve të ’90-ta në rezistencën paqësore, kur populli i Kosovës ishte viktimë e aparteidit, regjimit të Millosheviqit ku praktikisht të gjitha të drejtat e njeriut ishin të shkelura nga regjimi i dhunshëm”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një panel diskutimi për “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Konferencën qytetin Mynih të Gjermanisë.

E para e vendit, ka thënë se gratë kanë qenë një pjesë jetike e shtetndërtimit dhe vazhdojnë të jenë paqendërtuese.

“Gratë kanë qenë një pjesë jetike e shtetndërtimit tonë e janë paqendërtuese, dhe kjo ka treguar se sa më shumë të jenë aty përmes pjesëmarrjes, përmes kontributit të tyre, aq më të suksesshëm jemi historikisht”, është shprehur Osmani, raporton Dukagjini.

Ndërkaq, ajo ka thënë se gratë e Kosovës kanë qenë shumë të përfshira gjatë luftës çlirimtare, ku shumë prej tyre ranë dëshmore.

Presidentja Osmani ka shtuar se Kosova është shembull i shkëlqyer i rikuperimit pas luftës, ndërsa përmendi edhe faktin se janë mbi 20 mijë gra të dhunuara nga forcat serbe gjatë luftës 1998-99.

Osmani gjithashtu ka përmendur se në të njëjtën mënyrë siç kanë luftuar gratë kosovare, tani gratë e Ukrainës janë duke e mbrojtur atdheun e tyre.

Ndër të tjera, Osmani para të pranishmëve ka thënë se Kosova është një ndër storiet më të mira të suksesit dhe se është shembull i shtetit demokratik.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika