Osmani: Në Kosovë nënkryetare të Kuvendit e kemi një të mbijetuar të masakrës, kurse në Serbi një komandant që masakroi kosovarë

Bozhidar Deliq është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Për këtë zgjedhje ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë një krahasim midis nënkryetares së Kuvendit të Kosovës dhe atij të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas emërimit të nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq, për të cilin ka thënë se ka qenë komandant i brigadës që “masakroi mijëra kosovarë”.

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, Osmani e ka bërë një krahasim midis historisë së nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Deliqit.

“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit. Ndërkohë, Kuvendi i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliqin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Bozhidar Deliq, ish-komandanti i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, brigadë që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Në këtë brigadë kishin marrë pjesë edhe mercenarë rusë.

Deliq ishte paraqitur dëshmitar i mbrojtjes në seancat në Tribunalin në Hagë në rastin e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq dhe në rastin e Vladimir Lazareviqit.

Brigada 549 akuzohet për kryerje të krimeve të luftës në fshatra të Kosovës në mars dhe prill të vitit 1999.

Deliq mori 197 vota të martën për t’u zgjedhur nënkryetar. Ai në zgjedhjet në Serbi ishte bartës i listës “NADA”.

Të martën e dy gushtit është zgjedhur kryesia e Kuvendit të Serbisë, ku kryeparlamentar është zgjedhur Vladimir Orliq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika