Osmani në Kroaci, me ftesë të presidentit kroat, Zoran Milanoviq

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović dhe Zonjës së Parë Sanja Musić Milanović, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu po qëndrojnë në një vizitë pune në Kroaci, me ç’rast do të marrin pjesë në manifestimin tradicional Sinjska Alka, i cili organizohet nën patronatin e Presidentit kroat.

Në prani të mijëra qytetarëve kroatë, Sinjska Alka, manifestimi tradiocional, organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.

Këto manifestime përfshijnë një sërë ngjarjesh kulturore dhe artistike, në të cilat Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, do t’i bashkohen Presidentit Milanović dhe Zonjës së Parë Musić Milanović.

“Presidentja i ka falënderuar për ftesën, duke potencuar mbështetjen e madhe që Kroacia i jep Kosovës ndër vite,” thuhet në njoftim të presidencës.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika