Osmani në mes të Macron-it dhe Scholz-it në Samitin e Moldavisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ulur në mes të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të liderëve evropianë në Moldavi

Në Kishinjev të Moldavisë është duke u mbajtur “EPC Summit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ulur në mes të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të liderëve evropianë.

Këtë e ka bërë të ditur Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, përmes një fotografie të cilën e ka publikuar në Twitter.

Ai ka thënë se ky samit ka filluar me një fjalim pasionant të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenksy.

“Samiti i EPC në Kishinjev fillon me një fjalim pasionant  të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.

Samiti në Moldavi do të prekë një sërë çështjesh strategjike, duke filluar nga energjia te siguria kibernetike dhe migrimi.

Gjithashtu, gjatë Samitit, është paralajmëruar se Osmani do të takohet personalisht me Macron-in dhe Scholz-in për tensionet në veri.

Po ashtu, takim me ta do të ketë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika