Osmani në New York: Kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave

E para e vendit, Vjosa Osmani në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor ka thënë se ka kërkuar përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor





Të martën e 20 shtatorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në New York në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor ka thënë se ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, e para e vendit ka thënë se ka kërkuar përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër.

Ndryshe, të martën, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar në New York me ftesë të Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian(BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Borrell mbledh në New York liderët e Ballkanit Perëndimor





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika