Osmani takon këshilltarin Chollet dhe Escobarin, diskutojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar këshilltarin amerikan, Derek Chollet, si dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, me të cilët ka diskutuar për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këshilltari special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York ka takuar këshilltarin special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si dhe përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Osmani, në një postim në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur se në takim me Chollet dhe Escobar diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës, i cili sipas saj është një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe këshilltari special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

“Në New York u takova me këshilltarin në Departamentin Amerikan të Shtetit Chollet dhe DAS Escobar për të diskutuar integrimin euroatlantik të Kosovës, për të cilin theksova se është një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm”, ka shkruar ajo në Twitter, transmeton Dukagjini.

Po ashtu, Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për rolin e tyre aktiv në mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe i dërguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Ndërkaq, presidentja e vendit ka marrë pjesë të martën në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në New York.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, e para e vendit ka thënë se ka kërkuar përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër.

Ndryshe, të martën, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar në New York me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian(BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Osmani në New York: Kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave






Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika