Osmani në Prekaz: Betohemi para varreve të Jasharëve se do të mbrojmë çdo cep të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë homazheve në Prekaz për 28 Nëntorin, theksoi rëndësinë historike të kësaj date për vendin dhe u betua për mbrojtjen e pa kompromis të çdo cepi të Republikës dhe të drejtave të shqiptarëve kudo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 nëntorit.

Nga aty, e para e shtetit ka theksuar rëndësinë e datës së 28 nëntorit për Kosovën, duke e lidhur atë me daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ditëlindjen e Adem Jasharit.

“Kjo festë e cila është simbioze e disa datave historike, natyrisht shpallja e pavarësisë së Shqipërisë por njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qëndresës historike edhe njëherë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari”, u shpreh Osmani, teksa teksa tha se para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe varreve të familjes së tij, u betua se çdo cep i Kosovës do të mbrohet pa kompromis.

“… për t’u betuar edhe një herë para varreve të tyre që do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis çdo cep të Republikës sonë, do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët gjithë andej kudo që jetojnë ata, t’i kenë të drejtat e tyre të garantuara”, u shpreh Osmani./EO

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika