Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë

Presidentja Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, morën pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, gjatë vizitës së tyre në SHBA për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të mërkurën, 25 shtator 2024, në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City (Foto zyrtare e Shtëpisë së Bardhë nga Adam Schultz)

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe zonja e parë Biden.

“Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit presidentit Biden dhe zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”, citohet presidentja Osmani në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Osmani po qëndron në SHBA në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përveç presidentit Bidenit, ajo është takuar edhe me liderë të tjerë botërorë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së pritet të shkëputet nga Maqedonia...

Rruga e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian(BE) do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që...

Të fundit nga rubrika