Osmani në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore: Jam këtu për t’i rikonfirmuar përpjekjet e Kosovës për paqe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ka thënë se po qëndron në Podgoricë për të rikonfirmuar angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të martën e 27 e qershorit është duke marrë pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit, ka thënë se krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, “jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurtë brenda institucioneve euroatlantike”.

Ajo ka përgëzuar, Malin e Zi dhe presidentin, Jakov Milatoviq për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Të martën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Podgoricë, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidencës, ku thuhet se në këtë Samit, presidentja Osmani “do t’u bashkohet krerëve të 13 shteteve”.

Në Samit do të diskutohet rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kjo për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika