Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me senatorë dhe kongresistë amerikanë në margjina të Samitit të NATO-s në Washington.
Ajo u shprehi falënderim për kontributin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën dhe përkrahjen e tyre të palëkundur për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!”, tha ajo.