Osmani në Slloveni: Diplomacia parlamentare – gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve

Gjatë takimit me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Matjaz Svagan, Osmani ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Slloveni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Slloveni, ka zhvilluar takime me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Matjaz Svagan.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka theksuar se diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve.

“Diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre”, ka shkruar Osmani.

“Pata kënaqësinë të pritem në të dy Dhomat e parlamentit slloven, nga zëvendëskryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Matjaz Svagan, me të cilët konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe zotimin për thellimin e mëtejshëm të tyre”, shtoi ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Slloveni

Gjatë këtij takimi, Osmani ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim.

Osmani, teksa është shprehur mirënjohëse ndaj Sllovenisë për përkrahjen ndaj Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka theksuar se të dy vendet ndajnë të njëjtin vizion për paqe e prosperitet në rajon bazuar në vlerat euroatlantike.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka potencuar se raportet ndërshtetërore me Slloveninë do të thellohen dhe do të intesifikohen vazhdimisht në të ardhmen.

“Kosova dhe Sllovenia ndajnë të njëjtin vizion për paqe e prosperitet në rajon bazuar në vlerat euro-atlantike. Anëtarësimi në BE dhe NATO janë garanca kryesore për paqe në rajonin tonë. Mirënjohës pafund për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen tonë evropiane, përfshirë për përkrahjen për liberalizimin e vizave si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e vendit, ka thënë se Sllovenia nuk është vetëm shtet mik i Kosovës, por edhe partner strategjik e aleat i përhershëm në rajon.

Lidhur me takimin e së hënës me homolgun e saj slloven, Borut Pahor, në Lubljanë, Osmani ka thënë se kjo vizitë dëshmon se vullneti dhe gatishmëria në këtë drejtim është e dyanshme.

Osmani: Kosova dhe Sllovenia ndajnë të njëjtin vizion për paqe e prosperitet në rajon

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika