Osmani në takim me ambasadorin Rohde: Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në Bruksel

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në takim me ambasadorin gjerman, Rohde ka thënë se në takimin e fundit në Bruksel, Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv e që do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin, ka diskutuar për zhvillimet në procesin e dialogut dhe situatën aktuale në vend.

Siç njofton Presidenca, në këtë takim është diskutuar edhe për procesin negociator dhe takimet e fundit në Bruksel, në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku e para e vendit ka thënë se kjo shënon një moment pozitiv, megjithëse Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv e që do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Në këtë takim është diskutuar gjithashtu edhe për Planin e Zbatimit të propozimit evropian dhe hapat e mëtejmë në raport me të që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe, të martën, Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje për takimin e 27 shkurtit në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhej se pas takimit bilateral me përfaqësuesin e lartë, Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, u zhvillua takimi trilateral, pas të cilit Kosova është treguar e gatshme të nënshkruajë “Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, por është refuzuar nga Serbia.

Po ashtu, thuhet është arritur dakordimi që teksti i propozimit të BE-së, mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos ndryshojë.

Tutje, thuhet se edhe pse Serbia nuk është treguar e gatshme ta nënshkruajë propozimin, palët do t’i nisin bisedimet për planin e zbatimit.

“Palët do të fillojnë bisedimet për planin e zbatimit. Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, thuhet tutje.

Po ashtu, thuhet se marrëveshja e arritur në këtë takim është mes palëve që e njohin njëra-tjetrën si të barabarta, dhe është arritur mbi bazën e respektimit të barazisë sovrane të shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre.

Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika