Osmani në takim me delegacionin finlandez: Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës, akt i pastër i agresionit serb

Presidentja Vjosa Osmani, në takimin me delegacionin finlandez, ka folur për tendencat e vazhdueshme destabilizuese nga ana e Serbisë dhe vuri theks te rëndësia e ballafaqimit me drejtësinë të grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia e që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe të EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar një delegacion të ambasadorëve dhe të zyrtarëve të lartë nga Finlanda të cilët po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë pune.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast “e konfirmoi edhe një herë përkushtimin e Kosovës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon, në koordinim dhe bashkëpunim edhe me aleatët”.

Ajo ka folur edhe për “tendencat e vazhdueshme destabilizuese nga ana e Serbisë dhe vuri theks te rëndësia e ballafaqimit me drejtësinë të grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia e që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët”.

“Në takim u diskutua edhe për tre policët e kidnapuar thellë në territorin e Republikës së Kosovës, gjë që Presidentja Osmani e vlerësoi si akt të pastër të agresionit nga ana e Serbisë dhe theksoi rëndësinë e reagimit të unifikuar nga komuniteti ndërkombëtar me qëllim të lirimit të menjëhershëm të policëve që po mbahen padrejtësisht në Serbi”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës.

Osmani shprehu mirënjohjen e thellë të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për mbështetjen e Finlandës për rrugëtimin evropian të Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova e vlerëson lart partneritetin me Finlandën dhe konfirmoi gatishmërinë e plotë për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika