Osmani në takim me emisarët e rajonit, diskutohet për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, në këto takime të ndara me emisarët e ngarkuar për rajonin, ka theksuar se angazhimi i partnerëve në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për të parandaluar agjendën ruse dhe të satelitëve të saj për destabilizim dhe ndikim të keq në rajon.

E para e vendit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë qëndrim të saj e ka rinkonfirmuar në këto takime të ndara me amerikanin Gabriel Escobar, britanezin, Stuart Peach dhe gjermanin, Manuel Sarrazin.

“Këtë qëndrim e rikonfirmova në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin.

Sipas saj, angazhimi i partnerëve në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajon.

May be an image of 2 people, people standing and indoor

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Osmani, të enjten e 16 qershorit, në Forumin e Prespës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i hapë dyert për Kosovën, sepse sipas saj kështu luftohet edhe ndikimi i Rusisë në Ballkan.

May be an image of 3 people and people standing

Ajo ka kërkuar që Kosovës t’i liberalizohen vizat dhe ta përkrahin kandidaturën për statusin e vendit kandidat, ashtu sikurse Bosnjë Hercegovinës.

“Kjo situatë është e thjeshtë, nëse ju doni të luftoni influencën e Rusisë atëherë pranoni Kosovën, liberalizojani vizat, përkrahni kandidaturën e Kosovës për statusin e vendit kandidat, sikurse edhe Bosnjës. Nëse anëtarët e BE-së nëse duan të jenë të qartë në luftën kundër influencës ruse dhe kineze duhet te jenë të sinqertë dhe të qartë”, ka thënë ajo.

Osmani, ka potencuar se shteti i Kosovës e meriton të jetë pjesë e BE-së, sepse sipas saj ndanë vlera të njëjta me shtetet anëtare të saj.

“Ne meritojmë të jemi në BE jo vetëm pse jemi evropian dhe ndajmë vlera të njëjta, por edhe jemi aty për reforma. Duhet të jetë e qartë për te gjithë se rruga për Moskë dhe ne BE nuk kryqëzohet. Askush nuk mund te ecë në një rruge të ndërtuar ashtu. Shumica prej nesh ka zgjedhur rrugën e duhur për te gjetur perspektive të qartë”, është shprehur ajo.

Presidentja e Kosovës , e ka theksuar nevojën e njohjes nga Serbia, sipas saj pranimi i përbashkët në BE, i të dya shteteve është zgjidhja e vetme.

“Serbia patjetër të pranojë Kosovën sepse pranimi i përbashkët është zgjidhja e vetme për një paqe dhe stabilitet në rajon. Në kandidaturë është një shpresë dhe seriozitet qe presim nga ju. Nëse ne marrim kandidaturën, mesazhi që marrim është se ata na duan brenda”, ka theksuar presidentja Osmani.

Në mes të tjerash, Osmani e ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika