Osmani në takimin me Rohde: Është më rëndësi t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim amabsadorin gjerman Jörn Rohde, Në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon

Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës dhe Jörn Rohde, Ambasador gjerman

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e 3 gushtit ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.

Në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon.

E para e vendit, ka theksuar se në raport me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.

Sipas Osmanit, Kosova është gjithnjë e gatshme që të ndërmarrë hapa, të cilët kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit.

Poashtu, Presidentja Osmani ka potencuar se është më rëndësi t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar se nuk do të tolerohet retorika e saj nxitëse dhe veprimet e saj të dhunshme nëpërmjet strukturave ilegale në veri të Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar edhe për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe për rëndësinë e përmylljes sa më parë të procesit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika