Osmani në vizitë zyrtare në Panama dhe Kosta Rika

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar fillimisht në Panama, për vizitë zyrtare në këtë shtet, për të vazhduar pastaj vizitën zyrtare në Kosta Rika

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Panamasë, për vizitë zyrtare në këtë shtet, për të vazhduar pastaj vizitën në Kosta Rika.

Krahas takimit me homologun e saj, Laurentino Cortizo Cohen, Osmani do të zhvillojë takime edhe me institucione dhe organizata të tjera.

“Në këtë vizitë, Presidentja Osmani pritet të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Nënë Terezës, si dhe në një Forum të përbashkët me ministren e punëve të Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes”, thuhet në komunikatën e zyrës së presidentes.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Me t’u larguar nga Panamaja, Osmani do të vazhdojë vizitën drejt Kosta Rikës, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij shteti, Rodrigo Chaves.

Vizita e Osmanit është e para e një lideri të Kosovës në këtë shtet.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime të tjera.

Kosta Rika sipas datës së njohjes, është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, presidentja e vendit, të martën e 26 prillit, kishte udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Në kuadër të kësaj ceremonie, Osmani kishte zhvilluar disa takime.

Ajo kishte takuar liderin e shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresistin Darrell Issa dhe bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kongresin Amerikan.

Presidentja Osmani e ka falënderuar kongresistin Issa, duke thënë që është një zë i rëndësishëm në përkrahje të Kosovës, i cili, sipas saj, ka potencuar fushat e ndryshme të interesit të dyanshëm ku mund të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Presidentja Osmani e kishte falënderuar kongresistin Issa, duke thënë që është një zë i rëndësishëm në përkrahje të Kosovës, i cili sipas saj, ka potencuar fushat e ndryshme të interesit të dyanshëm ku mund të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Në takimet e Osmanit në SHBA, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika