Osmani: Nënshkrimi i Presidentit të SHBA-ve ka rëndësi më të madhe sesa ajo e Vuçiqit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në foltoren e Kuvendit ka deklaruar se ajo është më shumë e interesuar për nënshkrimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA] sesa nënshkrimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit.

“Thënë troq, për mua, më shumë sesa nënshkrimi I Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi I Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, deklaroi Osmani.

Osmani ka thënë se dialogu me Serbinë i udhëhequr nga BE-ja, fatkeqësisht ka qenë komplet i pabalansuar me një trajtim të padrejtë ndaj Kosovës dhe një akomodim të vazhdueshëm të Serbisë.

Mirëpo, presidientja ka thënë se ky propozim i saj “ishte goditur në mënyrën më të ulët, me lloj- lloj shpifjesh deri tek shpifjet për tradhti kombëtare”.

“Dialogu me Serbinë I udhëhequr nga BE, fatkeqësisht ka qenë komplet I pabalansuar me një trajtim të padrejtë ndaj Kosovës dhe një akomodim të vazhdueshëm të Serbisë. Fakti që në tavolinën e dialogut sot, shteti që kreu aggression ndaj Kosovës nuk është nën masa, kurse viktima e këtij agresioni, Kosova, është nën masa, është dëshmia më e qartë e kësaj. Prandaj, është e domosdoshme që të ketë reflektim rreth kësaj qasjeje, nga të gjithë ata që vërtetë dojnë paqe e stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Por, kjo nuk do të thotë se edhe ne nuk duhet të vetë-reflektojmë për rrugën e deritanishme dhe si mund të bëhen gjërat më mirë. Më duhet të theksoj me keqardhje, që propozimet që shpesh kam bërë për përmirësimin e këtij procesi, janë ballafaquar me një sërë dezinformatash e sulmesh të ulëta, që nuk i kanë hije askujt në Kosovë”, tha Osmani.

Ajo ka theksuar se ka propozuar që drafti i asociacionit të fillohet të diskutohet me SHBA-të, “në mënyrë që kjo çështje mos t’i lihet as Lajçakut e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës”.


“Për të qenë edhe më e qartë, kur unë kam propozuar që drafti i asociacionit të fillohet të diskutohet me SHBA-të, në mënyrë që kjo cështje mos t’I lihet as Lajcakut e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar që unë po kërkoj themelim të asociacionit, por ka nënkuptuar se më shumë i kam besuar vetvetes sonë dhe Amerikës, sesa disa burokratëve nga shtetet jonjohëse, kam besuar se një draft statut ku mbrohjet kushtetuta, mbrohet sovraniteti, mbrohen kufijtë tanë dhe mbrohet funksionaliteti i shtetit, më mirë hartohet nga vet ne që kemi marrë mandat ta mbrojmë Kosovën, sesa nga disa ‘ekspertë të jashtëm’ që kurrë nuk kanë besuar në projektin e Kosovës së pavarur, sovrane e të lirë. Fatkeqësisht ky propozim i imi atëherë ishte goditur në mënyrën më të ulët, me lloj lloj shpifjesh deri tek shpifjet për tradhti kombëtare. E ku jemi sot? Jemi pikërisht në momentin ku po kërkohet e njëjta, pra që draftin ta hartojmë ne. Por, sic dihet, vendimet e duhura duhet të merren edhe në momentin e duhur. Njësoj po ndodhë edhe këto ditë, me lloj lloj shpifjesh të ulëta se kinse Presidentja po kërkon ‘nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes’. Kjo është gënjeshtër. Ajo cfarë kam thënë është që 1/ zbatimi I marrëveshjes ka kuptim vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe 2. Si alternative, si presidente e vendit besoj se nëse shihet përfundimisht se Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes (gjë që unë besoj se nuk do ta bëjë, edhe nëse e nënshkruan), atëherë ne do të duhej të diskutonim me aleatët tanë, zbatimin e pjesës sonë vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare që përfshijnë anëtarësimin në NATO e organizata ndërkombëtare, garancitë e sigurisë nëpërmjet BSA si dhe kampanjë të re të njohjeve. Thënë troq, për mua, më shumë sesa nënshkrimi I Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi I Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, tha Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika