Osmani nesër pret në takim liderët e partive politike, LVV pritet të përfaqësohet nga Konjufca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e mërkurë do të presë në takim përfaqësuesit e subjekteve politike, në takimin që pritet të diskutohet për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

Në letrën që Osmani i ka shkruar kryeministrit Kurti, thuhet se zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen në periudhën 26 janar – 16 shkurt të vitit 2025.

Pjesëmarrja në takimin konsultativ tashmë është konfirmuar nga të gjitha subjektet politike, por jo në nivel kryetarësh nga të gjithë.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë për Telegrafin se do të marrin pjesë në takim.

“Po mund të ju konfirmoj se do të marrim pjesë në takim”, tha ai.

Por, Telegrafi nga burimet e veta mëson se në takim nuk do të jetë kryeministri Kurti dhe se LVV do të përfaqësohet nga nënkryetari i partisë, Glauk Konjufca, i cili është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, para pak ditësh ka konfirmuar se nga partia e saj do të marrin pjesë në takim.

“PDK e ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për një takim rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Sigurisht që ne do t’i përgjigjemi ftesës, e kemi obligim kushtetues dhe ligjor që të marrim në një takim të tillë”, ka pohuar ajo.

Ndërsa, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka konfirmuar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku do të shkojë në takim dhe aty do ta shpalosë qëndrimin e partisë.

Në takim do të marrin pjesë edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në takimin ku do të diskutohet për zgjedhje të reja parlamentare do të jetë edhe Mimoza Kusari – Lila e cila do të përfaqësojë partinë e saj./Telegrafi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika