Osmani nga Islanda: Ndajmë vlera të përbashkëta demokratike, do të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë të enjten e dy shkurtit për vizitë në Islandë. Aty ka diskutuar me kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, derisa ka shtuar se do të forcohet partneriteti ndërshtetëror mes të dyja vendeve. Në këtë takim u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrja e Islandës, Katrín Jakobsdóttir

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar të enjten drejt Islandës, nga aty, ka shkruar se populli i Kosovës i është mirënjohës Islandës për mbështetjen e vazhdueshme.

Ndërsa, ai ka shtuar se do të forcohet partneriteti ndërshtetëror në mes të dyja vendeve.

“Populli i Kosovës i është gjithnjë mirënjohës Islandës për mbështetjen e palëkundur përgjatë viteve, ndërsa bashkërisht, në frymë të vlerave të përbashkëta demokratike, do të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin ndërshtetëror”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka treguar se së bashku me kryeministren e Islandës e ka vizituar Rejkjavikun, ku  kanë diskutuar edhe për shtyerjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Sot në Rejkjavik, bashkë me kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, diskutuam intensifikimin e bashkëpunimit me Islandën në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, e në veçanti gjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës. Shtyrja përpara e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është e një rëndësie të veçantë, meqë nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”, ka theksuar Osmani.

Ndryshe, të enjten e dy shkurtit, ishte vizita e parë dypalëshe e një presidenti të Kosovës në historinë e raporteve në mes Islandës dhe Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika