Osmani nga Krusha e Madhe: Kosova bëri luftë të drejtë, ndërsa Serbia kreu gjenocid

“Plagët e Krushës së Madhe janë ende të hapura, fati i Ukshin Hotiti mbetet ende i pazbardhur, i tillë mbetet edhe fati i 64 banorëve të tjerë të Krushës së Madhe. Sot dhe gjithnjë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, dhe fati i tyre të zbardhet”, ka thënë Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe.

Pas homazheve, Osmani ka thënë se plagët e Krushës së Madhe janë ende të hapura, fati i Uksin Hotit është ende i pazbardhur sikur i 64 banorëve të Krushës, por që Kosovë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.

“Plagët e Krushës së Madhe janë ende të hapura, fati i Ukshin Hotiti mbetet ende i pazbardhur, i tillë mbetet edhe fati i 64 banorëve të tjerë të Krushës së Madhe. Sot dhe gjithnjë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, dhe fati i tyre të zbardhet”, ka thënë Osmani.

Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë luftë të drejtë, ndërsa Serbia ka kryer gjenocid, e Kosova duhet ta mbrojë këtë të vërtetë.

“Ne duhet të angazhohemi që ta mbrojmë të vërtetën që po tentohet të tjetërsohet. E vërteta është një dhe vetëm një, Kosova bëri luftë të drejtë, ndërsa Serbia kreu gjenocid ndaj Kosovës. Krusha e Madhe është një nga rrëfimet më të tmerrshme të vendit tonë”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika