Osmani nga Pallati Blenheim me fjalë të mëdha për ShBA-të e Mbretërinë Bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë për mediat nga Pallati Blenheim, shprehu mirënjohjen e saj të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Pas pritjes nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në Pallatin Blenheim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u deklarua për mediat e huaja duke shprehur mirënjohjen e thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar për rolin e tyre kyç në çlirimin dhe shtetformimin e Kosovës.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani theksoi rëndësinë e këtyre dy vendeve në mbrojtjen dhe avancimin e Kosovës si një vend i lirë dhe demokratik.

Ajo vuri në pah ndihmën e vazhdueshme të ushtarëve amerikanë dhe britanikë në mbrojtjen e vendit dhe shprehu mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar.

“Ushtarët amerikanë së bashku me ata britanikë po na ndihmojnë të mbrojmë vendin tonë. Ne gjithmonë do të jemi mirënjohës karshi vendeve që kanë kontribuuar. SHBA natyrisht udhëheq botën për të na siguruar se ne do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me SHBA-të, Britaninë e BE-në që Kosova të mbetet një storje suksesi”. deklaroi Osmani.

Osmani ka shtuar se ndonëse Kosova nuk është anëtare e BE-së, ajo ka mundësinë e barabartë për të shprehur shqetësimet dhe për të ofruar ide për tejkalimin e sfidave që po përballet kontinenti.

Ajo theksoi se këto janë kohë të vështira për shkak të luftës në Ukrainë dhe agresionit rus, që po rrezikon arkitekturën e sigurisë në Evropë. Megjithatë, ajo vuri në pah se kjo është gjithashtu një mundësi për të kujtuar se ka edhe storje suksesi, siç është rasti i Kosovës.

“Edhe pse nuk jemi anëtare e BE-së, e kemi mundësinë e barabar për të shprehur jo vetëm shqetësimet, por edhe idetë se si t’i kalojmë disa nga sfidat me të mëdha që po i kalon kontinenti. Siç e dini, këto nuk janë kohë të lehta, për shkak të luftës në Ukrainë, për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Që po rrezikon arkitekturën e sigurisë në tërë Evropën. Por, në të njëjtën kohë është një mundësi e mirë për t’ia kujtuar vetës se ka storje suksesi siç është Kosova”, ka shtuar Osmani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika